Të qëndruarit në natyrë ka një ndikim të fortë në pakësimin e ankthit, frikës dhe stresit.
Për shkak të natyrës, gjendja emocionale e njeriut është më e mirë dhe fal saj vjen edhe mirëqenia fizike.
Të qëndruarit në natyrë, sipas ekspertëve, ul tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës, tensionin muskular dhe sekretimin e hormoneve të stresit.
Studimet e kryera në spitale, zyra dhe shkolla, kanë treguar se mjafton një bimë e vetme në një ambient të mbyllur për të ndikuar tek ulja e stresit dhe ankth.
Qëndrimi larg natyrës dhe ekspozimi i tepruar ndaj ekraneve dixhitale nxit shfaqjen e depresionit, mungesën e empatisë dhe të altruizmit./Agroweb.org/