Ekonomisti, Florin Aliu ka deklaruar se pajtohet me vendimin e Bankës Qendore të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dinarit si valutë. Sipas tij, ky është një vendim i fortë dhe politik por që bazohet në Kushtetutë të vendit.
Pasi siç tha ai, ky vendim e prek drejtpërdrejtë kursin e këmbimit të dinarit në raport me euron.
Derisa theksoi se nëse Kosova do të mundet ta mbajë këtë vendim, do të fitonte poena edhe në procesin e dialogut.
“Ky vendim e prek direkt kursin e këmbimit të dinarit në raport me euron. Pra nënkupton menjëherë një zhvlerësim të dinarit, për këtë arsye është një politikë e fortë dhe e drejtë, por sa mundet tani ky me mbajtë këtë tash ta shohim. Nëse mundet me mbajtë ndoshta i jep poena në dialog, po ta shohim si do të rrjedhin gjërat”, tha Aliu.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar të hënën anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.
Kërkesa e tij erdhi gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd.