Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shifër e “çmendur”! Mekuli del me parashikim për zgjedhjet e 9 shkurtit: Kurti, kryeministër!

 
   

Njohësi i shkencave të mediave dhe retorikës, Gëzim Mekuli, parashikon që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dalin fitues të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.

Ai në një postim në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se kësaj radhe do të ketë mbështetje më të lartë popullore për Kurtin, duke sinjalizuar një rezultat të fortë në favor të tij, përcjell Bota sot.

“…Muaji shkurt do t’jet edhe më kuq e zi se her’at tjera. Kësaj radhe me 79%”, ka shkruar Mekuli.

Me parashikimin e tij është pajtuar edhe opinionisti Mehdi Hyseni.

Megjithëse ai parashikon që Kurti të fitojë mbi 50% të votave, sipas Hysenit kreu i Vetëvendosjes nuk ka kurrfarë konkurrence.

“Pa asnjë dyshim, Albin Kurti, Kisinxheri i Kosovës, në zgjedhjet parlamentare në shkurtin e ardhshëm, do të fitojë mbi 50% të elektoratit shqiptar. Ndoshta, edhe më shumë, sepse nuk ka kurrfarë konkurrence reale politikë në Kosovë.

Të gjithë të tjerët, që do të garojnë për t’ia zënë vendin këtij biri të madh të “kombërisë” së bashkur të Sami Frashërit, tanimë nuk kanë kurrfarë gjasash të fitojnë ndonjë votë për Kryeministër të ri, sepse kanë humbur besimin te zgjedhësit e tyre.

Urimet më të mira Albin Kurtit për fitoren plebishitare, edhe në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025!”, ishte komenti i tij në Facebook.

Kryeministri Kurti, së fundmi është shprehur optimist se VV-ja do të përsëris rezultatin e 14 shkurtit, duke fituar mbi 50% të votave në zgjedhje./Botasot