Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shihet në video duke u puthur me një vajzë jashtë programit, konkurrenti përjashtohet nga “Për’puthen”

“Për’puthen”, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri, vazhdon të krijojë zhurmë në rrjet dhe i ditën e sotme, emri i komentuar ka qenë Aureli.

“Për’puthen”, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri, vazhdon të krijojë zhurmë në rrjet dhe i ditën e sotme, emri i komentuar ka qenë Aureli.

Në programin e sotëm është transmetuar eksluzivisht një video, në të cilën shihet konkurrenti duke u puthur me një vajzë jashtë programit, një klub nate.

Duke qenë se Aureli ka thyer një nga rregullat kryesorë të programit, produksioni ka marrë vendimin që ai të përjashtohet përfundimisht nga programit.

“Eshtë një rast i përsëritur dhe flagrantë këtë herë pasi shihet qartë që Aureli është duke u puthur me vajzën në video. Edhe pse Aureli ka qenë një ndër konkurrentët më premtues të programit, ai nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen” pasi është zyrtarisht i përjashtuar. Ne do të luftojmë deri në fund për vërtetësi për të matur marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta, gjë që mund të lexohet edhe nga ju që e ndiqni nga shtëpia. Ka një arsye pse “Për’puthen” është në sezonin e tij të pestë dhe vazhdon të qëndrojë i fortë. Kjo pasi kemi luftuar dhe do vijojmë të luftojmë fort që këtu të e ketë vërtetësi”, ka thënë Megi teksa në ekran është shfaqur video.

https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b0a75d6e-07c9-4395-99e8-b2a03f756247

Kjo nuk është parë që Aureli është xhiruar në një video me një tjetër vajzë jashtë programit. Pamjet tronditën studion në atë kohë, dhe konkurrentët reaguan ashpër ndaj Aurelit. Vajzat kërkuan që Aureli të tregojë të vërtetën, megjithëse ky i fundit në asnjë moment nuk e pranoi.

Ai u shpreh se vajza është thjesht e njohura e tij, me të cilën nuk ka asnjë marrëdhënie, përpos shoqërisë. Ndër të tjera, konkurrenti u pezullua nga “Për’puthen”.