Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare. Ajo ka promovuar Shqipërinë në sytë e gjithë botës dhe kështu ka bërë edhe kësaj here.
E ftuar në Jimmy Kimmel Live, bukuroshja ka treguar edhe një herë se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe.
Moderatori i ka sjellë asaj disa shprehje frazeologjike në shqip si; “i ka bërë rrush e kumbulla” apo “hyp se të vrava, zdryp se të vrava” dhe Dua Lipa ka shpjeguar më së miri kuptimin e tyre.
Duhet thënë se Jimmy Kimmel, i ka thënë këto fjalë në gjuhën shqipe që e ka surprziuar jo pak bukuroshen shqiptare.