
Në kuadër të megeoperacionit policor të koduar “Tempulli 3” është vënë në pranga një 24-vjeçar. Policia njofton se i riu me iniciale A.Gj. shiste në plazh dhe në lokalet e Velipojës kanabis në doza.
Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i kanë gjetur atij kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale./tvklan.al