Të folurit gjatë gjumit është një lloj i parasomnisë që njihet me emrin somniloqu dhe konsiderohet të jetë normale, sidomos gjatë fëmijërisë.
Sipas American Academy of Sleep Medicine, të folurit gjatë gjumit është një lloj çrregullimi, që nuk konsiderohet të jetë i dëmshëm dhe që prek 65% të popullatës ndonjëherë gjatë jetës.
Shkaktarë të shpeshtë të të folurit gjatë gjumit mund të jenë stresi, konsumimi i alkoolit, pagjumësia, gjumi në ambient të ri dhe gjumi jo i rregullt.
Carlos Schenck, psikiatër në Universitetin e Minnesotas, për CNN-in ka thënë se ka disa gjëra që mund të bëhen për ta ndalur të folurit gjatë gjumit, por së pari duhet siguruar që problemin nuk është duke e shkaktuar ndonjë sëmundje e fshehtë.
Ndërkohë Cleveland Clinic ka shkruar se të folurit në gjumë mund të ketë lidhshmëri me disa çështje shëndetësore, të cilat do të mund të jenë shkaktare, si për shembull stresi posttraumatik, depresioni apo ankthi. Shkaktarë mund të jenë edhe ilaçet për trajtimin e ankthit si dhe çrregullimeve të shëndetit mendor, tensionin e lartë të gjakut, astmën, si dhe të tjera çrregullime të cikleve të gjumit.
Jennifer Mundt, profesoreshë në Academy of Sleep Medicine, ka thënë se ndonjë zhurmues që lëshon “zhurmë të bardhë” (termi që i referohet zhurmës që femja dëgjon në barkun e nënës, e cila i përngjan zhurmës që bën thithësja elektrike apo respiratori i kuzhinës) mund të ndihmojë.
Ajo ka thënë se personat që flasin në gjumë duhet t’u kushtojnë vëmendje edhe partnerëve të tyre, sepse do të mund të ua prishin gjumin.