Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur, kush është vajza që përqafoi mes lotëve të atin pasi u lirua nga Amnistia: Mbaroi o jetë!

Ditën e djeshme filloi zbatimi i amnistisë penale dhe nga burgjet në të gjithë vendin u liruan qindra të burgosur.

Një prej tyre ishte Rexhina Çelhaka, e cila sapo doli nga burgu i grave 325, u përqafua me të atin i cili po e priste të dera e institucionit.

“Mbaroi o jetë”, dëgjohet të thotë Bedri Celhaka teksa përqafon të bijën.

Po kush është Rexhina Celhaka

Në 26 gusht të vitit 2021, Rexhina Çelhaka u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik ku për pasojë 5 persona humbën jetën pasi automjeti përfundoi në humnerën e Qafë-Muzinës.

Çelhaka ishte duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, kur është përplasur me një furgon që drejtohej nga Bardh Prodo, i cili bënte rrugën Tirana-Sarandë çdo ditë, por ai 26 gusht ishte udhëtimi i tij i fundit, bashkë me katër pasagjerët që udhëtonin me të.

Përveç Bardh Prodos, viktima në atë aksident mbetën dhe: Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. Aksidenti ishte i rëndë, u desh ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti që ishte shtypur poshtë humnerës së Qafë-Muzinës.

Vetë Rexhina Çelhaka mori lëndime, por asgjë serioze. Pas analizimit të të dhënave, Policia e nxorri fajtore të renë, ndërsa Gjykata e dënoi. Dyshohet se 22-vjeçarja i preu rrugën furgonit duke shkaktruar dhe aksidentin fatal.