Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajqinovcin.
Bajqinovci u shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal, me 33 vota pro.
Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal do të zgjidhet në bazë të rregullores dhe afateve të parapara ligjore.
Në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit, kryetari Përparim Rama bëri thirrje që një shkarkim i tillë nuk është i nevojshëm e as i dobishëm.
Sipas kryetarit ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit.
“Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundëm e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë!
Dhe, për më tepër, kë po e shkarkoni? Pëllumbin?! Një djalë shembullor nga Prishtina e një asamblist e koleg model, një kryesues i cili u dëshmua se është i të gjithëve dhe punoi me nder e korrektësi për të gjithë … dhe, për çka po shkarkohet? Qe nuk qenkan mbajtur 2 mbledhje të Kuvendit Komunal? Mbledhje të cilat i dështuat ju!! kishte deklaruar Rama.