Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, tre të arrestuar në Shqipëri

Tre persona, të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali, janë vënë në pranga në vendin tonë.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari Jurgen Korriku, 46-vjeçarja Etleve Adami dhe 54-vjeçari Ardian Korriku.

Arrestimi i tyre vjen pas operacioni nga Guardia di Finanza, “Puzzle 2020”, ku u shkatërrua një organizatë e trafikut të drogës. Lënda narkotike vinte nga Holanda, përmes Gjermanisë dhe nga Shqipëria, në Itali, ndërsa sipas hetuesve, kreu i organizatës është një shtetas shqiptar me banim në Ponte di Piave, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Në pranga ranë 19 persona, ndërsa në total janë 65 shtetas të vënë nën hetim, sipas medias italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Droga e sekuestruar nga policia kapte vlerën e 34 milionë eurove.

Hetimet nisën me arrestimin e një çifti në janar të 2020-ës, ku u sekuestruan dy kilogramë heroinë. Nëpërmjet analizave të tabulateve telefonike u zbërthye zinxhiri i trafikut të drogës, me dy baza logjistike në Veneton lindore, Eraclea dhe Venecia./TCH