Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi: Kurti është dashur të refuzojë foto me flamur të Serbisë, jo Bërnabiqi

 
   

Analisti Shkëlzen Gashi deklaron se kryeministri Albin Kurti do të duhej të ishte ai që refuzon foton familjare të Samitit të Procesit të Berlinit, në prapavijën e së cilës ishin flamujt e vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë atë të Serbisë.

Ai tha se këtë veprim është dashur ta bënte Kurti, e jo kryeministrja serbe Bërnabiq, sepse siç shprehet, “ne jemi viktima dhe ata janë fajtori, e jo ata me luajtë rolin e viktimës”.

“Kur e pash nëse ish konë e vertetë që Bërnabiq po refuzon me dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës, ishte dashtë me kanë krejt e kundërta, kryeministri përfaqësuesit e Kosovës do të duhej me refuzu kur është flamuri i Serbisë, flamuri i një shteti që ka kryer krime të tmerrshme kundër shqiptarëve civilë të pafajshëm në Kosovë edhe çfarë situatë, në vend se ne me thanë jo s’dalim me flamurin e Serbisë, sepse Serbia është shtet që ka bë agresion.

Pse me bo Serbia, e lëmë Serbinë më bë këtë e jo ne, ne jemi viktima dhe ata janë fajtori, e jo ata me luajtë rolin e viktimës. Nëse një kryeministër i vendit është që thotë s’dal me këtë flamur, është kryeministri i Kosovës që duhet me thanë nuk po du me dalë në fotografi me flamurin e Serbisë”, tha Gashi në “Pressing” në T7