Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë mirë që nuk ka diskutuar në Bruksel për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai sërish në Pressing të T7 është shprehur i bindur që Kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Por sipas tij, Kurti nuk duhet ta braktisë dialogun me Serbinë. Ndërkaq për Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gashi tha se atë e ka caktuar Bashkimi Evropian.
Më tutje, ai ka thënë se krejt çfarë duhet të bëjë Kurti në dialog është t’i mbrojë interesat e Kosovës në raport me Serbinë.
”Unë jam i bindur që kryeministri i Kosovës nuk ka me braktisë dialogun me Serbinë në Bruksel dhe nuk duhet me braktisë. Është gabim ideja që duhet me braktisë dialogun dhe është parashikim i pasaktë i kundërshtarëve të tij që Kurti do ta braktisë dialogun”, ka thënë ia.
”Kryeministri ka bë shumë mirë që nuk ka pranu me diskutu për Asociacionin, duhet me diskutu për marrëveshjen që është arritur në Bruksel, aneksin që është arritur në Ohër”, ka thënë Gashi. “Ju kam thënë plotë herë tjera që kryeministri nuk e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk ka Asociacion me kompetenca siç e parasheh marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015”.