Analisti Shkëlzën Gashi tha në Pressing se krejt forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet që të bëhen bashkë dhe të vendosin kushte për me qenë shqiptarët element shtetformues në Kushtetutë.
“Pse shqiptarët duke qenë 30% e popullatës së Maqedonisë, pse nuk janë merr vesh BDI-VLEN, krejt forcat politike atje që me thanë dy palët, edhe nëse bëhesh me VRMO edhe nëse ne bëhemi me LSDM, kushti ka me kanë shqiptarët me qenë element shtetformues në Kushtetutë.
Jo në preambulë, po brenda në Kushtetutë, me pas kërkesa maksimale”, tha Gashi.
“Pse mos me kërku që gjuha shqipe me qenë gjuhë zyrtare në krejt terriorin e Maqedonisë qysh është serbishtja. Pse mos me kërku që RTVM2 me kone program 24h në gjuhën shqipe, me kërku drejta tjera shtesë”, shtoi ai.