Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi: S’pe ngoni mirë Kurtin, nuk e ka pranu Asociacionin

Shëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka deklaruar sërish në “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këtë pretendim, Gashi e bazon në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, edhe për shkak të kushteve që i ka vendosur Kurti.

Ai ka thënë për implementimin e Asociacionit, Kurti ka vendosur si kusht nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, gjë që Gashi thotë presidenti serb Vuçiq “nuk e bën kurrë një gjë të tillë”.

Kushti i dytë është njohja e Kosovës nga pesë vendet jo-njohëse të Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.

Si dhe përmendi kushtin e Kurtit për partneritet me NATO’n.

”Kurti nuk e pranon, nuk po e ngoni mirë. Ai i vendosi tri kushte, tha duhet me nënshkru marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, e para, këtë nuk e pranon Vuçiqi kurrë. Marrëveshje ashtu siç është e Brukselit dhe Ohrit, Vuçiqi nuk e pranon. Kushti i dytë ishte pesë vendet e BE-së me e njoftë Kosovën, e kushti i tretë tha partneriteti me NATO’un që kishte me hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka thënë Gashi të mërkurën.

Megjithatë, ai kishte edhe mos-pajtime me draft-statusin e prezantuar, ku përmendet se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihen me mirë-besim dhe pa kushte.

Gashi thotë një gjë e tillë “mirëbesim me Beogradin zyrtar” nuk ka.