Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi tregon shtatë kushtet që Kosova ka paraqitur për marrëveshje me Serbinë – ja për cilat çështje bëhet fjalë

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, të lëshuar pas takimeve që Kurti zhvilloi me udhëheqësit evropianë, ai përsëriti se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se pala tjetër nuk është.

E analisti politik, njëherësh ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka komentuar këtë takim të mbajtur në Bruksel.

Ai përmes një postimi në Facebook shkroi shtatë kushtet që Kosova i ka vendosur për marrëveshjen me Serbinë, përcjell “Bota sot”.

Sipas Gashit, kushti i parë është vendosja e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

Postimi i plotë

Shtatë kushtet e Kosovës për marrëveshje me Serbinë:

1. sanksione dhe ndëshkim për sërbinë;

2. hetim për grupin paramilitar të sponzorizuar nga sërbia;

3. grupi terrorisit të esktradohet në kosovë ku do të ketë gjykim fer;

4. nënshkrim të marrëveshjes së brukselit dhe ohrit nga palët;

5. kosovës statusin e vendit kandidat për BE,

6. njohje e kosovës nga pesë shtetet e mbetura të BE-së;

7. marrëveshja për partneritet për paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.