
Një person ka mbetur i vdekur nga plagët me armë zjarri pasi dyshohet dhe një tjetër është në plagosur rëndë në Shkodër.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit, ndërsa rrethanat e rastit ende nuk dihen
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në Policia e Shtetit.