Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkodra nuk pret që hapja e urës së Ibrit të bëhet pa marrëveshje me aleatët

 
   

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, vlerëson se ura e Ibrit nuk mund të hapet për qarkullim të veturave, pas pasur një marrëveshje paraprake me aleatët.

Duke komentuar praninë e vazhdueshme të karabinierëve italianë me patrulla mbi këtë urë, Shkodra ka thënë se ky është një mesazh për institucionet e Kosovës, se nuk mund të ketë veprim pa marrëveshje.

“Janë edhe disa patrulla të policisë ndërkombëtare aty, arsyeja pse qëndroj ata aty unë nuk e di. Mendoj që qëndrimi i tyre është një llojë vi e kuqe për institucionet e Kosovës që nuk mund të shkohet më tutje, pa një marrëveshje paraprake dhe pa një sinjal të aleatëve tonë të hapet për qarkullim të automjeteve”, ka thënë Shkodra.

Ai thotë se nese ura hapet pa marrëveshje do të ketë reagime, siç u panë pas paralajmërimeve për hapjen e saj.

Kurse, profesori Dritëro Arifi ka thënë se nuk pret që të ketë tensione pas hapjes së urës.

Zëvëndëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku ka thënë se si asamble e kanë përfunduar pjesën e tyre sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Sadiku ka vlerësuar se tani, “topi është i hedhur te faktorët tjerë”.