Një qytetar nga Prizreni përkatësisht nga Malësia e Re, pasi kishte ardhur nga Zvicra kishte shkuar në varreza për të dërguar lule tek varri i gjyqit të tij që i është vra nga bullgarët në Luftën e Dytë Botërore por kishte parë se mbi varrin e tij ishte ndërtuar një shtëpi. Pasi ka parë këtë, në shenjë revolte dhe në gjendje të dehur N.N kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër, shkruan Insajderi.
Për këtë veprim të tij, Prokuroria e Ferizajt ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës ndaj të pandehurit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas kërkesë për paraburgim që ka siguruar Gazeta Insajderi, N.N ka deklaruara se të shtënat me armë kanë ndodhur pasi ai ka qenë në gjendje të dehur.
Tutje, ai thotë se është penduar për veprim e tij pasi që sipas tij qëllimi ka qenë t’i gjej eshtrat e gjyshit të tij.
“Unë kam shkuar për të vendosur kurorën tek varri i gjyshit tim e që unë mendoj se aty është varri i tij pasi që është varrosur në vitin 1943 i vrara në atë periudhe nga Bullgaret. Gjuajtje me armë e kam bërë në dy rrethana, njëra pasi kam parë disa persona në një pjesë tjetër si dhe rrethana e dytë kam qenë nën ndikimin e alkoolit. Sa i përket pretendimit të Prokurorisë unë jam shtetas i Zvicrës me vizën “C”. Sa i përket gjuajtjes me armë jam penduar për këtë veprim”, thuhet në deklaratën e tij.
Insajderi ka kontaktua edhe avokatin e tij, Heroit Xhemajli. Ai ka thënë se klienti i tij ka shkuar për të dërguar kurorë me lule tek varri i gjyshit të tij, por kur ka shkuar aty nuk e ka gjet varrin.
“N.N ka kërkuar eshtrat e gjyshit të tij që është vra nga bullgaret në luftën e dytë botërore , pastaj N… pretendon se është ndërtuar një objekt mbi varrin e tij ne Shtërpcë , ku ka shtën me arme dhe ka konsumu veprën penale si në aktakuzë”, deklaroi Xhemajli për Insajderin.
Çfarë thuhet në Kallëzimin penal:
Prokuroria Themelore ne Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm me date 10.03.2024 ka pranuar kallëzimin penal 202-CD-26 te datës 10.03.2024 nga Policia e Kosovës, Stacioni Policor ne Shtërpcë, Njësiti i Hetimeve ndaj te pandehuri Nezir Ndrecaj nga Malësia e Re në Prizren për shkak të dyshimit te arsyeshëm se ka kryer veprat penale; Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar te armëve nga neni 366, te KPRK-se, dhe veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm nga neni 367 par. 1 te KPRK-se.
Kallëzimi Penal është ngritur në pazë të dyshimit se:
Më datën 09.03.2024, rreth orës 09:00 ne fshatin Biti, komuna Shtërpcës, i pandehuri ne kundërshtim me ligjin e aplikueshëm për armët te Republikës se Kosovës Nr.05/L-022, me dashje përdor armën e tipit “Zoraki M906-B”, me kaliber 7.65mm, me numër serik 000266, në atë mënyrë që gjatë një vizite tek varri i gjyshit të tij, dhe ne momentin gë vëren se aty ishte ndërtuar një shtëpi dhe shkallet e shtëpisë ishin vendosur mbi varrin në fjalë, i pandehuri në shenjë revolte me te njëjtën armë shtënë dy herë ne ajër, ku edhe me pas arma në fjalë dhe municioni i sekuestrohet nga ana e policisë.