Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shkoi për të marrë bukë”, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut “zbërthen” vrasjen e të riut për radhën te berberi

 
   

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzimit 18-vjeçar, i cili u godit me makinë dhe rrah brutalisht për vdekje nga dy bashkëmoshatarë në Kosovë, ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai tha se gjithçka ka nisur pas një sherri të momentit të një dite më parë te berberi dhe të nesërmen kur nipi i tij shkoi të merrte bukë, agresorët e kanë ndjekur me makinë, e kanë sulmuar dhe i kanë marrë jetën.

Ai shtoi gjithashtu se Lulzimi i ndjerë ka edhe një vëlla e një motër më të madhe, por sipas tij, ata nuk janë në gjendje për punë dhe 18-vjeçari ishte i vetmi që punonte.

“Ngjarja ka ndodhur te berberi në 13 janar të shtunën. Djali ka shkuar te berberi të qethet. Kur ka shkuar atje te karrigia e berberit nipi i ka thënë mundem me hy sepse jam për punë. Ai tjetri i ka thënë djalit mos u ul te karrigia ime. Pasi debatuan, djalit ai tjetri i ka thënë pse rrok me krah, jo i ka thënë djali spo të rrok me krah, por po iki tjetër kund, mos i jep më.

Ditën e diel djali ka shkuar të marrë bukë me motrën e vetë. Motra e ka shti djalin të marrë bukë për mëngjes. I ka taku ata në rrugë dhe nuk ka ndaluar t’i takojë ata, por është drejtuar në shtëpi. Ata e kanë ndjekur me kerr, e kanë shkel me kerr, pastaj njëri me shkelma me grushta e tjetri me shkop bejsbolli. Baba i ka vdek në 2015 dhe nëna në 2020.

Është jetim. Unë prej institucioneve të Kosovës kërkoj vetëm drejtësi. Ka qenë një djalë i mirë dhe jo problematik, asnjë që e ka njohur nipin tim nuk ka fjalë të keqe për të. Shoqëri nuk kanë pasur, janë afër me shtëpi, pork jo ka ndodhur aty për aty. Për karrigen e berberit me ardh deri të vdekja, s’ka bërë vaki. Luli ka edhe një vëlla edhe një motër.

I ka më të mëdhenj, vëllain e ka mbipesh, nuk është për punë. Edhe motra nuk është për punë se ka problem shëndetësore. Vetëm Lulzimi i ndjerë punonte me 250 euro në muaj sa për të ngrënë një kafshatë bukë”, tha Fejzullahu.