Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmë në Fushë Krujë, fshatin Larushk pak minuta pas mesnate. Ramazan Sino 29-vjeç kishte shkuar te shtëpia e motrës për të takuar nipërit. Sapo kishte kaluar mesnata u ngrit për të ikur në shtëpi.
Dy nga tre nipërit së bashku me të atin, Gentjanin dolën për ta përcjellë, por në oborr nisën të shtënat drejt tyre. Daja mbeti i vdekur në vend. Shënjestra, që ishte Gentjan Bejtja dhe dy djemtë e tij u plagosën dhe ndodhen në spital.
Njëri nga dy djemtë e shënjestrës, Alvi Bejtja 13-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma. Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.