Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shkojnë keq fare, Meri Shehu: Kjo shenjë do 5 vjet të marrë një vendim që tjetra e merr në 5 minuta

Virgjëresha, shenja e njohur si më perfeksionistja e zodiakut e ka edhe më të vështirë për të marrë vendime lidhur me hyrjen në një marrëdhënie.

Meri Shehu cilëson në “Rudina” në Tv Klan se kombinimet më të mira për të janë Akrepi me të cilin formon miqësi të forta, Peshqit që i zgjojnë ndjenjën ndërsa Shigjetari i nxjerr në pah anën më të mirë.

Nga 12 shenjat e horoskopit, Virgjëresha nuk arrin dot të gjejë gjuhën e komunikimit me udhëheqësin e tyre.

Meri Shehu: Një Virgjëreshë nuk do shkonte shumë me Dashin, keq fare domethënë, nuk do e kuptonte fare Dashin sepse Dashi vendos për 5 minuta, Virgjëresha vendos për 5 vjet dhe këtu nuk kemi asnjë rezultate midis tyre. një Virgjëreshë do 5 vjet të marrë një vendim që Dashi e merr për 5 minuta kështu që këtu nuk kemi fare balanca, nuk kemi as atë vijën e mesit, as agimin nuk e kemi./tvklan.al