Një situatë deri në kufijtë e absurdes ka ndodhur në Banja Luka, ajo që është kryeqendra e entitetit të Republika Sërpska, në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në shkollën e re të hapur në entitetin serb që prej më shumë se dy dekadash një debat është zhvilluar mes kryebashkiakut të qytetit dhe drejtoreshës së emëruar të shkollës.
Kështu debati i pasqyruar nëpërmjet një video në rrjetet sociale të Drasko Stanivukoviq, kryebashkiakut të zgjedhur, tregon se si i pari i qytetit sfidon drejtoreshën, e cila këmbëngul se emri i vërtetë i shkollës është “Vuk Karaxhiq”.
“Drejtoreshë, a është kjo Shqipëri apo Republika Sërpska” e pyet ai në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më pas i shpjegon se do të hipë vetë mbi murin e përparmë të shkollës për të shkruar emrin Kosova dhe Metohija, ndërsa sipas tij kështu do të mbetet emri i vërtetë i asaj shkolle deri sa të ekzistojë Republika Serbe.
Askush nuk do guxojë ta heqë shprehet ai më tej, as ndonjë ministër apo dikush tjetër. Drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, Tatjana Vilendeçiq, në përgjigje të fjalëve të Stanivukoviqit për Kosovën, ka thënë se pa Vuk Karaxhiq, një nga mendjet e shquara të Serbisë, nuk do të kishte as gjuhë serbe dhe as gërma cirilike, ndërsa kryebashkiaku i është përgjigjur se pa Kosovën nuk ka asgjë.