Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkon në mbi 600 numri i të vrarëve në Liban nga sulmet izraelite

Ndërsa sulmet ajrore mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhduan edhe të enjten, numri i të vrarëve në Liban nga sulmet izraelite shkoi në mbi 620.

Nga frika e një përshkallëzimi në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe aleatë të tjerë propozuan një armëpushim 21 ditor ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Presidenti amerikan Joe Biden, u tha gazetarëve se është e rëndësishme që lufta të mos zgjerohet.

“Ne u deklaruam për një propozim armëpushimi prej 21 ditësh në kufirin Izrael- Liban. Arritëm të marrim mbështetje të rëndësishme nga Evropa dhe vendet arabe po ashtu. Është e rëndësishme që lufta të mos zgjerohet”, tha Biden.

Por Izraeli tha të enjten se nuk do të ketë armëpushim.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se do të vazhdojnë të luftojnë kundër Hezbollahut deri në fitore.

“Nuk do të ketë armëpushim në veri. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër organizatës terroriste Hezbollah me gjithë forcën që kemi deri ne fitore dhe deri në kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Ndërkohë edhe kryeministri i Libanit Najib Mikati ka mohuar se ka nënshkruar një propozim për armëpushimin në fjalë, ndërsa Hezbollahu nuk ka komentuar ende për këtë.

Ndërkohë raportohet se dhjetëra mijëra libanezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve.

Javën e kaluar ka pasur një përshkallëzim të shpejtë në konfliktin gati njëvjeçar midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.

Izraeli kishte nisur një seri sulmesh që vranë më shumë se 500 libanezë, përfshirë 50 fëmijë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Tags: