1
Ka shkuar në tre numri i personave të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi Nura, transmeton Klankosova.tv.
Nura më herët bëri të ditur se një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Aksident i rendeTre persona të vdekurMitrovicë-Pejë