Pas takimit të fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, kanë shpërthyer reagime të shumta.
Më së shumti, janë kritikuar ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Kritikat erdhë si pasojë e “anshmërisë së tyre në dialog”, ku në këtë rast e kritikojnë Kosovën dhe e ‘kursejnë’ Serbinë.
Më posht, “Bota sot” ua përcjell një shkrim nga ‘arkiva’ e Josep Borellit, ku në vitin 2018 mbështeste hapur Serbinë e realizonte takime të afërta me Ivica Daçiqin.
“Në margjina të konferencës së OSCEMed pata një takim të këndshëm me Zv. Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona.
I’a përcolla mbështetjen e Spanjës në mosmarrëveshjen për statusin e territorit të Kosovës”.
Postimi i Josep Borell në Twitter, viti 2018