
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Ajo në një postim të saj në Facebook në gjuhën angleze, ka shkruar emrin e shkrimtarit si Ismael Kadare.
E lidhur me këtë postim të saj, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.
“Donika të len pa fjalë prej budallaku”, shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.