Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne, në qytetin e Vlorës.
Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Flakët kanë përfshirë të gjithë banesën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sakaq forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.