Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkumbin Hoti arrestohet nga Policia, dyshohet për kanosje dhe mashtrim në vlerë prej 10 mijë euro për një banesë

 
   

Gjatë ditës së djeshme Krimet Ekonomike kanë kryer dy bastisje në dy lokacione, në Prishtinë dhe Gjakovë me ç’rast është arrestuar komandant Hekuran Hoda dhe familjari i tij Shkumbin Hoti të cilët dyshohen për mashtrim.

Hoda dhe Hoti dyshohen për akuzën mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 10,0000.00 euro.

Sinjali mëson se Shkumbin Hoti kishte marr shumën e parave prej 10 mijë eurove si kapar, ndërsa pjesën tjetër do te ia jepte pas nënshkrimit të kontratës për banesë tek noteri.

Gjithashtu, Hoti dyshohet se përveç mashtrimit me shitjen e banesës fiktive, ai më pas e ka kanosur viktimën duke e shantazhuar me publikimin e disa videoxhirimeve me përmbajtje intime.

Seanca dëgjimore për rastin e Hekuran Hoda dhe Shkumbin Hotit është mbajtur sot pasdite dhe gjykata pritet të merr vendim në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin.