Një tërmet i rrallë ka goditur New Jersey, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New York dhe zonat përreth.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte në veri-lindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.
Ndërtesat u tronditën në zonën e Brooklyn. Tërmeti goditi rreth orës 10:20 me orën lokale.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme të mëdha. Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Filadelfia deri në Nju Jork dhe në lindje përgjatë bregut.