Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në natën muzikore kushtuar 50-vjetorit të karrieres së këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.
Haradinaj ka thënë se jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata.
“Një natë e veçantë, në nderim të ikonës së muzikës shqipe – Shkurte Fejza, në 50 vjetorin e karrierës. Jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Zëri që frymëzon Kombin!
Një natë e veçantë, në nderim të ikonës së muzikës shqipe – Shkurte Fejza, në 50 vjetorin e karrierës. Jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar
Faleminderit, Shkurte Fejza, për të gjitha këngët dhe për të gjitha emocionet që na ke dhënë ndër vite!