Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes
Trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, është nxjerrë nga spitali i Kavajës dhe po transportohet drejt morgut të Tiranës.
Jashtë spitalit kanë qenë shokët e skuadrës, të cilët shihet se janë në lot nga ngjarja e tmerrshme, që ka shokuar gjithë botën e futbollit shqiptar.
Dwamena, ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, gjatë ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani. Edhe pse iu dha ndihma e parë në fushën e blertë, futbollisti 28-vjeçar, kapiten i Egnatias ndërroi jetë rrugës për në spital.
Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Lojtari me origjinë nga Gana, në fakt luante prej kohësh me defibrilator në zemër, pasi është diagnostikuar me probleme në zemër. Madje mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll, pasi po rrezikonte jetën e tij. Por ai vendosi të mos hiqte dorë nga ëndrra e tij për futbollin.