Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Selanik të Greqi, teksa një grua është gjetur e pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas.
Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një gruaje të mbuluar me dhjetëra batanije, ndërsa sipër saj kishte mobilje, foto dhe kryqe. Sipas informacioneve, trupi mësohet se është gjetur në kalbje të avancuar dhe ka qëndruar për shumë kohë pas vdekjes në shtëpi.
Nga këqyrja parpaprake, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike, por do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare.
Ndërkohë banorët e lagjes flasin për një erë të keqe të fortë javët e fundit nga banesa, pasi trupi është gjetur në kalbje të avancuar. Vëllai i saj, i cili u dërgua në klinikën psikiatrike, jetoi me trupin në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas të dhënave fillestare, trupi i gruas duket se ka qenë në shtëpi prej të paktën një jave.