Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shoqërohet nga policia 30-vjeçarja që dyshohet se braktisi foshnjen në garazhdin e pallatit

Policia ka shoqëruar 30-vjeçaren, Egljanta Isufi, që dyshohet se është nëna që ka braktisur një foshnje të sapolindur në garazhdin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar se 30-vjeçarja është nga Pogradeci dhe po merret në pyetje nga policia në lidhje me rrethanat.

Ajo u verifikua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Foshnja u gjet e braktisur në një divan në garazhd. I sapolinduri është nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Sipas policisë, foshnja u dërgua në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.

Në momentin që është dërguar në reanimacion, i saplinduri ishte i mbuluar me gjak e baltë, u konstatua hipotermi e thellë, dërmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.

Mjekët e intubuan, i bënë masazh kardiak dhe pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta.

Aktualisht po mbahet në intubim pasi është në gjendje të rëndë.