
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar pas publikimit të raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe “Freedom House”, në të cilat pasqyrohet niveli i lartë i korrupsionit në Qeverinë Kurti.
Musliu – Shoshi në reagimin e saj shkruan: Korrupsioni ka emër #LVV.
Tutje ajo thotë se “hajnat në burg, jo në pushtet”.
“Korrupsioni ka emër #LVV Tashmë raportet ndërkombëtare kredibile si DASH dhe së fundmi Freedom House po dëshmojnë që korrupsioni po lulëzon, më shumë se kurrë nën qeverisjen e Albinit. Hajnat në burg, JO në pushtet!”, ka shkruar Musliu – Shoshi.