Ish nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur rreth paraqitjes dhe gjuhës së trupit të liderëve botërorë. E këtu nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ahmeti tha se paraqitja e Kurtit nuk është natyrale.
“Albin Kurti është i koqit, nuk rrinë shlirë, insiston me mbajtë qatë qëndrim, nuk e ka qëndrim natyral, njerëzit lidhen me ty nëse flet si ta”, tha Ahmeti.
Tutje, ish kryetari i Prishtinës tha se në debate shkohet për ta bindur publikun e jo kundërshtarin.
“Nuk shkon ti në debat me bind kundërshtarin, ti shkon në debat me bind publikun, sun e kthen ti ata të LDK’së me bo PDK”, shtoi Ahmeti gjatë një interviste në Reload në RTV Dukagjini.
@rtv.dukagjini “Albin Kurti nuk ka qendrim natyral, rrin si i koqit pak”,”Nuk shkon ne debat me bind kundershtarin, por publikun”/Shpend Ahmeti ne Reload tregon shume fakte rreth gjuhes se trupit Reload