Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

Një grua që ka shpenzuar 100,000 £ për kirurgji estetike që të dukej si një kukull Barbie, ka ndarë një foto se si dukej dikur.

Modelja suedeze e OnlyFans, Alicia Amira, 31 vjeçe, e cila tani ndodhet në Britani të Madhe, tha se është në një mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.

“Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja,” tha ajo.

Por ajo ka publikuar edhe një foto se si dukej para se të fillonte operacionin.

Alicia tha në Twitter: Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua.

Transformimi befasues i Alicias filloi pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Ajo filloi të ndryshojë pamjen e saj me operacione të shumta në gjoks, ballë, sy, faqe dhe buzë. Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës.

Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.

Suedezja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.

Një herë ajo shpjegoi: Unë mund të kisha bërë një jetë normale nëse do të doja, por zgjodha të bëhem një objekt seksi. Jam krenare për udhëtimin tim, çdo hap të tij dhe të gjitha hapat që do të bëj.

Por ajo tha se jeta si kukull plastike nuk është për të gjithë dhe nuk do të këshillonte domosdoshmërisht asnjë vajzë në të ardhmen që të ndjekë rrugën e saj.

“Nëse vajza ime dëshiron vërtet gjinjtë e mëdhenj dhe gjithçka tjetër, atëherë unë do ta çoja te kirurgu”, ka thënë ajo.