
Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk, duke shkaktuar përfshirjen e saj nga flakët.
Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar një 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha, një 70-vjeçare i identifikuar si Lutfie Daxha dhe pronari i banesës, 46-vjeçari Agim Daxha.
Blutë bëjnë me dije se ata janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.