Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin e autostradës Thumanë-Milot, pranë Fushë Mamurrasit.
Gazetari, Ahmet Zani raporton se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Mësohet se makina është me lëndë djegëse prej gazi. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht.