Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shpërthen” Ramosaj: 48 herë i kam shkruar ministrit Murati e mbi 40 herë e thirra në telefon, nuk përgjigjet

 
   

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka denoncuar komunkimin e keq me Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij.

Në një intervistë për Kosovalive, Ramosaj thotë se, kjo qeveri po e penalizon jo atë por qytetarët e Deçanit, duke mos e ndjekë dinamizmin e punimeve në të gjithë sektorët.

“Për mu është tepër e rëndësishme komunikimi. Është tepër e zorshme me këta njerëz. Kam një rast kur i kam çu letër 48 herë ministrit të Fianancave, Hekuran Murati, e kam thirrë në telefon mbi 40 herë dhe nuk është përgjigj. Këta janë njerëz inatçorë dhe të mllefosur. Nuk e di pse hezitohet me pas komunikim. Ministrit të Fianancave i kërkova që të shtyejë përpara aprovimin e dy kredive të buta, të iniciura nga qeveritë e kaluara, dhe sot, këto kredi nuk janë më. Nga këto kredi do të kishin një sistem krejt tjetër të shërbimit të zjarrëfiksëve”, tha Ramosaj.

Ai theksoi se nuk e sheh veten personalisht të penalizuar nga kjo qasje e Qeverisë por vet komunën.

“Nuk e shoh veten të penalizum, e shoh Deçanin të penalizum. Në shumicën e rasteve jemi bashkëkontraktues të punimeve me nivelin qendror. Nuk varet nga ne kryerja e punëve. Bashkëfinancimi më i madhë deri më tash është financimi ë rrugës së qendrës. Nuk jam tip që ankohem shumë, sikur të kishim pas mbështetje buxhetore, Deçani do të pësonte revulucion zhvëllimor. Këta njerëz nuk bëjnë zgjidhje. Kemi projekte dhe ide konkrete. E kam ftuar Kurtin dhe ministrat që të vijnë në Deçan që t’i vizitojnë potencialet që i ka Deçani për zhvillim, sidomos të turizimit. Pë të vazhdonte ky dinamizim i punës që e kam nis, atëherë projekti i ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, do të ishte investimi më strategjik, jo vetëm të turizimit, e që i lidhë tri shtetet, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ky investim do të ndalte edhe migrimin. Unë jam realist kur them se në këtë vend mund të jetohet më mirë se jashtë nëse investohet. Ne duhet ta kryejmë punën deri në Plavë, kaq”, u shpreh Ramosaj teksa shpaloste projektet që do ta ndryshonin komplet fotografinë zhvillomore të Deçanit. 

Por çfarë do të bënte Ramosaj po të ishte në pozitë të ministrave? 

“Po të isha në vend të ministrit Liburn Aliu e të ministrit Murati, së paku bre një shej e kisha lon, për çka mbahesh në mend”, u përgjigj me mllef Ramosaj duke kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po bënë asgjë për t’u mbajtur në mend.