jë vullkan i ri ka shpërthyer në jug të Islandës, gjë që ka bërë që vendi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Ky vullkan, i cili shpërtheu në Gadishullin Raykjanes, është i katërti që nga dhjetori. Siç raportohet, ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani.
Njerëzit janë zhvendosur nga Laguna Blu, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës, ndërsa hapësira ajrore e vendit mbetet e hapur.
Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, vullkani shpërtheu pas orës 20:00 të shtunën midis Hagafellit dhe Stora-Scogfellit – në veri të Grindavikut. Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Laguna Blu është e mbyllur deri në një njoftim të dytë si masë paraprake. Ka pasur rreth 500-600 njerëz në zonë në kohën kur ndodhi shpërthimi i së shtunës. Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta në Mesin e Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet.
A volcano in Iceland erupted for the fourth time since December, spewing smoke and bright-orange lava into the air https://t.co/L8vPHODJ0G pic.twitter.com/3lf02pk9ss
— Reuters (@Reuters) March 17, 2024
Tags: Gadishulli RaykjanesIslsandëVullkan