
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në Gjakovë. Raportohet se zjarri ka shpërthyer në Muzeun e Muzikës në këtë qytet.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e IndeksOnline shihet se zjarri është i madh dhe zjarrfikësit po kryejnë punën e tyre.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detaj për këtë rast.