Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë

Një shpërthim ka ndodhur në Lezhë gjatë natës.

Objektiv i sulmit me lendë plasëse ishte një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po kryen të gjithë veprimet me qëllim zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse./tch