Veriu nuk po gjen qetësi. Gjatë orëve të pasmesnatës, kjo pjesë e vendit u detonua nga një shpërthim, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Shpërthimi ndodhi në Zveçan, në oborrin e një shtëpie me pronar serb.
Shpërthimi siç mëson “Mitropol” ka shkaktuar dëme materiale në vendin ku ka ndodhur.
Se ka pasur shpërthim e konfirmoi ekskluzivisht për “Mitropol” edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës.
Ndryshe, ky akt vie pas bllokimit të autobusëve me rreth një mijë udhëtarë shqiptarë për orë të tëra në kufijtë e Serbisë për çka dje pati reagime ndërkombëtare edhe nga BE.