Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kjo është luftë hibride e Serbisë për të frikësuar qytetarët në veri.
“Serbia përdor forma të ndryshme të luftës hibride për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna dhe të njëjtën kohë për të ndërkombtarizuar çështjen e pakicës serbe në ato komuna dhe për të reaguar në aspektin diplomatik ndaj institucioneve ndërkombëtare të pranishme atje,” ka thënë Gashi.
Gashi thotë se incidentet e përsëritura janë shqetësuese, pasi sipas tij target janë qytetarët që janë besnik ndaj institucioneve të Kosovës.
“Është Incidenti i tretë në këtë komunë, është shqetësim për faktin që jan target qytetarët që janë lojal ndaj insitucioneve të Kosovës, e në këtë drejtim është mesazh i dyfishtë, mesazhi i parë është që të gjithë ata që bashkëpunojnë me Institucionet e Kosovës, se në të ardhmen do jenë në rrezik nga këto grupe të financuara nga Serbia dhe mesazh ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që përkundër koncentrimit të madh policor në ato komuna shkalla e sigurisë nuk është në nivelin që duhet të jetë,” tha Gashi.