Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi i bombolës në Kçiq, flasin nga Spitali i Mitrovicës për Sinjalin: 14 persona janë dërguar në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Fillimisht Policia tha se numri i të lënduarve është 13, por sipas Spitalit Rajonal në Mitrovicë, shifra është 15.

Zëdhënësja e Spitalit Rjaonal në Mitrovicë, Nita Mustafa, i tha Sinjalit se 15 persona janë dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor, por për shkak të natyrës së lëndimeve, 14 nga ta janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

“15 persona kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencë. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK për shkak se kanë pasë lëndime më të rënda. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, tha Mustafa.

Ndërkohë rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi“, tha Zahiti.