Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant barbekju në veri-perëndim të Kinës, i cili ka vrarë të paktën 31 persona.
Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qytetin Yinchuan mbrëmjen e së mërkurës me orën lokale, raporton BBC, transmeton teve1.info
Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në shpëtim dhe një hetim mbi shpërthimin.
Pronari i restorantit Fuyang Barbecue ishte në mesin e të arrestuarve, raportoi media shtetërore.
Shpërthimi ndodhi në prag të festës tre-ditore të “Dragon Boat Festival” në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive.
Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin midis të vdekurve, raportuan mediat lokale.
Numri i të vdekurve pritet të rritet me të paktën shtatë persona të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.
Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale në trajtimin e të plagosurve dhe rritjen e masave të sigurisë.
“Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar të plagosurit dhe për të siguruar familjet e viktimave, për të identifikuar shkakun e aksidentit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndjekur seriozisht përgjegjësinë sipas ligjit”, tha Xi.
Restoranti është pjesë e një grupi restorantesh dhe ambientesh argëtimi në qendër të qytetit Yinchuan, kryeqyteti i rajonit autonom Ningxia.
Transmetuesi shtetëror CCTV transmetoi pamjet e më shumë se një duzinë zjarrfikësve duke luftuar zjarrin ndërsa tymi derdhej nga një vrimë e hapur në fasadën e restorantit. Pjesët e qelqit dhe mbeturinat e tjera mbushën rrugë.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe të shpëtimit kanë dërguar në vendngjarje më shumë se 100 personel dhe 20 automjete, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Operacioni i shpëtimit zgjati deri në orën 04:00 me orën lokale të së enjtes.
Sipas një hetimi paraprak nga zjarrfikësja, një punonjës restoranti kishte ndjerë erën e rrjedhjes së gazit rreth një orë para shpërthimit.
Ai më pas zbuloi një valvul të thyer në një rezervuar gazi të lëngshëm dhe ishte në proces të zëvendësimit të tij kur ndodhi shpërthimi, raportuan mediat lokale.