Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shpërthimi në afërsi të Ujmanit, policia kryen një bastisje në Zubim Potok

 
   

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit në afërsi të Ujmanit, rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i ka thënë KP se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

“Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, tha ai.

Dje në orët e pasdites është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës Veton Elshani ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, por ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes. Nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendi e ngjarjes për hetime”, ka thënë ai.

Ndwkrohë, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë.