Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti e Rizvanolli mbajnë konferencë për media

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 17:30 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Gjatë ditë si Kurti ashtu edhe Rivzanolli kanë paralajmëruar se furnizimi me ujë në zonat e prekura nga shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, së shpejti do të normalizohet.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.