Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Viktimat:
1-Roland Hoxha
2-Elidon Hoxha
Të lënduarit:
3-Sajmir Korreshi
4-Sokol Lumi
5-Bujar Çela
6-Ervis Sharka
7-Lunedi Golemi
8-Ilia Sota
9-Eriget Gorovelli.