Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shpërthimi në Zubin Potok, Arber Jashari: Ka tiparet e një akti terrorist

 
   

Avokati Arber Jashari ka reaguar pas shpërthimit në Varragë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Ai ka thënë se sulmi me dinamit mbi kanalin e furnizimit të ujit të Ibër-Lepencit, duket të jetë një prej sulmeve më serioze deri më tani në serinë e shpërthimeve të fundit në veri, i predispozuar të shkaktojë pasoja të rënda në infrastrukturën shtetërore.

Për më tepër, avokati Jashari ka thënë se shpërthimi ka tiparet edhe të një akti terrorist duke kërkuar nga organet ligj-zbatuese ta trajtojnë një gjë të tillë me shumë seriozitet.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Dyshohet se kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë.

Media mëson se mund të priten probleme të furnizimit me energji elektrike.

Policia më herët konfirmoi shpërthimin duke thënë se janë duke punuar për ndriçimin e rastit.